Një 46-vjeçar është arrestuar nga Policia, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë fqinjin e tij një ditë më parë.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, Tiranë, menjëherë pas marrjes së njoftimit mbrëmjen e djeshme, për një konflikt ndërmjet dy shtetasve, komshinj me njëri-tjetrin, nisën hetimet për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Si rezultat, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Ervin Qose, 46 vjeç, i cili dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në rrugën “Jakov Xoxa”, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. Sh., 31 vjeç, i cili vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.




