Aksident, përplasen 3 makina, plagosen 1 fëmije dhe 1 i rritur

Jugulajm.net
1 Min Read
Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor, që të çon drejt fshatit të Zvernecit.

Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë të plagosur dy persona, njëri prej të cilëve është fëmijë, si edhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Dy të lënduarit udhëtonin në një automjet me targa italiane dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton rrethanat e plota të ngjarjes.

Share This Article