Aksident, ”BMW” del nga rruga, humb jetën pasagjeri 33-vjeçar

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë të diel në aksin rrugor Berat-Dimal, në afërsi të fshatit Otllak.

Sipas informacionit zyrtar të Policisë, shtetasi G. Sh., 34 vjeç, banues në Kuçovë, duke drejtuar automjetin tip BMW, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë pasagjeri që ndodhej në automjet, shtetasi L. Ll., 33 vjeç, banues gjithashtu në Kuçovë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa “grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Share This Article