EMRI-FOTO/ 34-vjeçari shqiptar arrestohet në Spanjë, kërkohej për trafik ndërkombëtar droge

Jugulajm.net
2 Min Read

Një operacion ndërkombëtar i koduar “The Wanted” ka çuar në arrestimin e Juxhin Drazhit, një 34-vjeçar shqiptar i kërkuar për trafik ndërkombëtar droge. Drazhi, i cili dyshohet se është një nga drejtuesit e një bande kriminale, u kap nga Garda Civile spanjolle në një vilë luksoze në Almuñécar, Granada.

Lajmi konfirmohet edhe nga Policia e Shtetit, e cila, nëpëmjet një njoftimi pë shtyp, bëri të ditur se: “Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë të Interpol Tiranës me Interpol Madridin dhe policinë spanjolle, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u krye arrestimi në Spanjë, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar J. D., 34 vjeç. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, në prill 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Hetimi nisi pasi u vunë re masa të larta sigurie në një pronë të izoluar. Oficerët zbuluan se i dyshuari kishte qëndruar brenda shtëpisë, duke përdorur bashkëpunëtorë për t’u furnizuar me gjithçka që i nevojitej, me qëllim shmangien e arrestimit. Shtëpia luksoze ishte e pozicionuar në një lartësi, duke i ofruar atij një pikë vëzhgimi për çdo afrim të mundshëm të policisë.

Drazhi ishte fshehur në një shtëpi me masa të larta sigurie, e pozicionuar në një lartësi që i jepte mundësi të vëzhgonte rrethinat. Gjatë operacionit, ai u përpoq të arratisej duke vrapuar nëpër mal, por u kap nga forcat policore informon Lavanguardia.

Gjatë kontrollit të pronës, u gjetën dokumente të falsifikuara (pasaportë dhe patentë shoferi), sende luksi dhe një armë zjarri me silenciator dhe karikatorë.

Aktualisht, autoritetet spanjolle dhe shqiptare po bashkëpunojnë për finalizimin e procedurave të ekstradimit të tij drejt Shqipërisë.

Share This Article