Polumbarët e Njësisë Speciale “RENEA” kanë mundur të gjejnë dhe të nxjerrin nga uji trupin e Ded Qokut, 68 vjeç, i cili u mbyt pasditen e sotme në lumin Mat.
Dyshohet se ai hyri në ujë në afërsi të Urës së Zogut për të hedhur rrjetat e peshkimit por nuk doli më .
“Në vijim të informacionit paraprak për ngjarjen e ndodhur në lumin Mat, ju informojmë se: Polumbarët e Njësisë Speciale RENEA kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë të shtetasit Ded Qoku, 68 vjeç“, njofton policia.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.




