EMRAT/ Ja 14 shqiptarët për të cilët u lëshua masë sigurie nga Italia në operacionin antidrogë ”Ura”

Jugulajm.net
1 Min Read

Një megaoperacion mes autoriteteve shqiptare dhe italiane, ka goditur një nga grupet më të fuqishme kriminale me bazë në Durrës, që operonin në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave në Shqipëri.

Operacioni, i koduar me emrin “Ura” u zhvillua prej orëve të para të mëngjesit të sotëm dhe nga 52 masat e sigurisë që janë lëshuar, deri më tani janë ekzekutuar 42 prej tyre.

Nga 51 masat e sigurisë dhe një urdhër ndalimi janë ekzekutuar 42, ndërsa 10 persona janë ende në kërkim, mes tyre Elvis Doçi, një emër i njohur i botës së krimit, më herët i dënuar për trafik droge.

Emrat e 14 shqiptarëve që Italia lëshoi masë sigurie:

Gertin Aliu
Adi Çoba
Ervis Deti
Agron Ganaj
Nuredin Kiptiu
Arsen Leskaj
Erigels Presi
Leonard Shakaj
Zenit Shtraza
Genci Telollari
Redi Tusha
Elvis Doçi
Ekil Nderjaku
Indrit Tafili

Share This Article