Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë pasdite në Tiranë, ku mbeti i vrarë Egli Pashollari.
Sipas asaj që raportohet nga tv TCH autori i ngjarjes dyshohet të jetë Gazment Buçpepaj.
Përplasja ndodhi në një fast food në rrugën “Kongresi i Lushnjës” dhe pas daljes së Pashollarit, Buçpepaj e ka goditur me thikë, me 31-vjeçarin që humbi jetën pas mbërritjes në spital.




