Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e kesaj se enjteje pranë ish-degës së Brendshme në Shkodër.
Mësohet se një person rreth moshës 40-45 vjeç është goditur me mjet të ftohtë.
Më pas i plagosuri është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ndërkohë gjendja e tij shëndetësore nuk dihet ende.
Sakaq, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjes.




