Krimi i dyfishtë në familjen Islamaj ka tronditur banorët e fshatit Shalës në Konispol.

Duke folur për mediat, banorët e zonës janë shprehur të tronditur dhe të shqetësuar për tragjedinë që ka prekur komunitetin e tyre.

Ata thonë se familja Islamaj ishte e mirë dhe nuk kishin probleme apo konflikte me të tjerët.

“Jemi shumë të tronditur, merreshin me punët e tyre private, kishin 3 fëmijë, nuk i njohim për konflikte, jemi shumë të tronditur, nuk vinte në lokal por e shikoja në rrugën, kalonte shpesh, thoshte një mirëmëngjesi të gjithë, edhe zonjën e njoh ishte nga fshati, edhe djali, ishin familje e mirë, nuk kishin probleme të tilla”.

Mëngjesin e sotëm Hysen Islamaj, 69 vjeç, dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij me sëpatë. Pas kësaj, ai ka pasur një përplasje fizike me djalin e tij, i cili e ka hedhur nga shkallët, çka ka rezultuar në vdekjen e tij.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të motivet që çuan në këtë tragjedi.