Forcat zjarrfikëse të Gjirokastrës, së bashku me strukturat mbështetëse, po vijojnë me intensitet te izolojne zjarret që kanë krijuar një vijë aktive me gjatësi mbi 10 km.
Që prej orës 04:00 të mëngjesit, në terren janë angazhuar:
17 punonjës të MZSH,
32 punonjës të shërbimeve publike,
14 pjesëtarë te (FA), të ndarë në dy grupe në fshatin Fushë Bardhë, për ndërprerjen e vijës së zjarrit që po avancon drejt zonës së banuar nga Delvina.
Një tjetër grup ndodhet mbi tunelin e Skërficës, ku po punohet për izolimin e vatrave të zjarrit të ardhura një ditë më parë nga Delvina, me synim bllokimin e përhapjes së flakëve në drejtim të Gjirokastrës.
Autoritetet lokale po ndjekin nga afër situatën dhe vijojnë koordinimin e plotë të forcave në terren.




