Parashikimi i motit për sot, ja sa do të jenë temperaturat…

Jugulajm.net
1 Min Read

Ditën e sotme vendi ynë, do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta me temperatura që do të shkojnë mbi 40 gradë Celsius në disa qytete.

Moti parashikohet të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në relievet malore në Verilindje e Juglindje.

Era pritet të jetë me drejtim Juglindje-Veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë 7- 9 m/s.

Share This Article