Aksident, përplasen “Benz-i” me “Seat-in”, plagosen 2 shoferët dhe 1 pasagjer

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Për pasojë, janë plagosur dy shoferët e mjeteve dhe një pasagjer. Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Pojskë.

Si pasojë e aksidentit, është krijuar trafik. Tre ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje.

Njoftimi i Policisë:

“Rreth orës 15:30, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, janë përplasur automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin B. Xh. me automjetin tip “Seat” me drejtues shtetasin O. Xh.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e  automjeteve dhe pasagjeri në automjetin tip “Seat”, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rethanave të aksidentit.

Share This Article