EMRI-FOTO/ Ish-kryebashkiaku socialist merret i pandehur nga SPAK

Jugulajm.net
1 Min Read

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), këtë të martë ka marrë të pandehur ish-kryetarin socialist të Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi.

Kokoneshi akuzohet për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, zyrtarët e bashkisë kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë procedurës së dhënies me qira të disa pasurive që janë përdorur për impiante diellore me afat shfrytëzimi 10-vjeçar, ndërkohë që në ASHK ishin të regjistruara si tokë bujqësore.

Tokën bujqësore prej 67 ha e kthyen në tokë 'pa fryt' e më pas e dhanë me qira për panele diellore! SPAK çon në gjyq ish-kryebashkiakun e Divjakës e tre zyrtarë

Share This Article