VIDEO-EMRAT/ Arrestohet taksisti gjirokastrit dhe bashkëpunëtori i tij, nxirrnin emigrantë të paligjshëm nga Kakavija

Jugulajm.net
2 Min Read

Policia Gjirokastër:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Delivery”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitim, të emigrantëve nga vendet e treta.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Gjirokastër, nën drejtimin e Prokurorisë Gjirokastër në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, pas një hetimi disa mujor të ndjekur me metoda speciale të hetimit vë në pranga 2 shtetas të implikuar në transportimin e kundërligjshëm të emigrantëve.

2 të arrestuarit e kryenin transportin nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, kundrejt 1000-2000 euro/person, nëpërmjet PKK Kakavije.

Sekuestrohen 2 automjete, 2 celularë dhe një shumë eurosh.

Në kuadër të një procedimi penal të ndjekur nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë Gjirokastër, për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të 2 shtetasve të përfshirë në dhënien ndihmë emigrantëve që synojnë të kalojnë ilegalisht, kufijtë, drejt shteteve të BE-së, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit “Delivery”, arrestuan në flagrancë shtetasit:

-Ermir Merdanaj, 42 vjeç, banues në Vlorë;
-Sofokleo Gogaj, 43 vjeç, banues në Gjirokastër.

Nga hetimet rezultoi se 2 shtetasit e kryenin këtë veprimtari kriminale, nëpërmjet PKK Kakavije, kundrejt pagesave 1000-2000 euro/person.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.

Share This Article