LAJM I FUNDIT/ Flamur Golemi i tregon “gishtin e mesit” Edi Ramës, nënkryetaret nuk i shkarkoj!!!

Jugulajm.net
2 Min Read

Një veprim kurajoz që vlen të mbështetet nga opinion publik në Gjirokjastër, është ai i sotmi i kryebashkiakut Flamur Golemi.

I pari kryebashkiak që refuzon të zbatojë urdhërin e kryeministrit, Edi Rama, për të shkarkuar tre nënkryetaret e Bashkisë së Gjirokastrës dhe shtatë administratorët e NJA. Ndonëse nga ana e vet Bashkia e Gjirokastrëës nuk ka dalë me ndonjë deklaratë zyrtare për këtë zhvillim, bëhet e ditur se kryebashkiaku Golemi, ka refuzuar katërcipërisht urdhërin e Edi Ramës për të shkarkuar bashkëpunëtoret e tij të ngushta, që janë në rolin e nënkryetareve të Bashkisë.

Ky veprim mjaft i guximshëm i kryebashkiakut gjirokastrit, Flamur Golemi, është i ngjashëm me refuzimin e urdhërit të Ramës nga ana e kryebashkiskëve demokratë të Kavajës dhe Mirditës, që u shprehën haptazi se urdhërat e Ramës kanë karakter politik dhe jo administrativ.

Ndonëse Golemi nuk është shprehur në këtë mënyrë kaq të drejtpërdrejtë, ai mediave qëndrore në kryeqytet u ka dhënë përgjigje, se administratorët kanë paraqitur dorëheqjet, por që do të vlerësohet performacna e tyre, ndërsa për shkarkimin e tre nënkryetareve as që e ka zënë në gojë.

Kjo me fjalë të tjera përkthehet se performanca e tyre është ekskluzivitet vetëm i tij dhe as i Ramës dhe as i Kumbaros, kryesuese politike e Rilindjes në Qarkun e Gjirokastrës.

Në morinë e vendimeve të tij në 6 vite si kryebashkiak i Gjirokastrës, refuzimi i sotëm dhe nxjerrja e “gishtit të mesit” kryeministrit Edi Rama, Flamur Golemi tregoi se është me integritet të lartë politik e moral, pavarësisht se u bë mburojë për bashkëpunëtoret e tij të afërta, që gëzojnë postin e nënkryetareve të bashkisë.

Këto tre “bukuroshet e fjetura” që nuk i njeh askush në Gjirokastër, e bëjnë ndonjë punë që u’a ka caktuar vetë kryebashkiaku Golemi, atë të impostimit të mollëzave për të buzëqeshur, për të pozuar tërë ditën në rrjetet sociale dhe kur përshëndeten me punonjësit e bashkisë Mirmëngjes-Mirupafshim.

Share This Article