FOTO-DOKUMENTI/Gazetari Skuqi turpëron PDH e Kumbaros, ke ndërtuar pa leje

Jugulajm.net
2 Min Read
Nga Telnis Skuqi
Unë nuk e kundërshtoj shembjen e ndërtimeve pa leje, madje besoj se është mënyra e vetme për të vendosur rregull, por kur ligji zbatohet me dy standarde, ai nuk është më i tillë.
Në Theth, prishen objekte të ndërtuara pa leje mbi tokën e trashëguar. Shtëpiza që janë munduar të ngrenë njerëz që jetojnë nga turizmi, aty ligji ka vepruar pa përjashtim dhe me të drejtë.
Ndërkohë, në Gjirokastër, në zonën muzeale, ndodh e kundërta. Deputeti i sapo zgjedhur socialist, Piro Dhima, që ka marrë pushtetin si në përralla, ndërtoi pa leje, jo mbi pronën e vet, por mbi atë të të tjerëve, dhe, pastaj, me një laps në dorë, e legalizon vetë; me firmë, me numër pasurie, me vendim zyrtar, pra gjithçka sipas rregullave të shtetit, e thënë më thjeshtë: Një ligj me dy fytyra, ku në skajin e veriut shembet objekte pa leje dhe tjetra ia mban fasadën të pasurit.
E pyet kush sot: A është deputeti dakord që objektet pa leje të shemben?
Sigurisht që jo! Sepse ai e di që ligji është për t’u përdorur si shkop për ata që nuk kanë fuqi dhe si çadër për të mbrojtur ata që kanë pushtet.
Në fund, kur ligji bëhet teatër për një aktor kryesor që luan për vete, shteti rrëzohet, barazia vdes dhe e nesërmja harrohet.
Në këtë dramë, ne jemi spektatorë të pafuqishëm, të detyruar të shohim si ligji bëhet vegël e hipokrizisë, dhe ku drejtësia qesh pas shpinës sonë.
Shënim: “Dokumenti i legalizimit të objektit të ndërtuar pa leje nga deputeti Piro Dhima, si dëshmi e përdorimit të dyfishtë të ligjit.
TAGGED:
Share This Article