Parashikimi i motit për sot…

Jugulajm.net
1 Min Read

Ditën e diel  vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësira të pakta kalimtare deri hera -herës deri mesatare  nga orët e mesditës deri pasdite vonë kryesisht në veri.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë dhe zonave luginore era fiton shpejtësi 7-10 m/s.

Dallgëzimi në det do të jetë 1-2 ballë.

Share This Article