Policia parandalon kryerjen e një vrasjeje nga një shtetas me precedent të theksuar kriminal dhe rrezikshmëri të lartë në Durrës.

Ai është Aldi Muatafa 37-vjeç, i dënuar më parë brenda dhe jashtë vendit, për armë, drogë, kanosje dhe tentativë vrasjeje. Ai ishte i armatosur me armë zjarri me silenciator, me të cilën ishte nisur për të vrarë një person.

Arrestimi i 37-vjeçarit  u bë në lagjen 15 në Durrës.

Ai po drejtonte automjetin në kohën, kur ka ndërhyrë policia dhe fillimisht ka tentuar të largohet, por kjo tentativë nuk ka rezultuar e suksesshme.