Një 58-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht ditën e sotme, pasi është zënë poshtë nga një masiv dheu.
Policia bënë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Tervol të Gramshit, ku gjatë punës me fadromë, për hapjen e një pusi, ka rrëshkitur një masiv dheu dhe ka rënë mbi shtetasin me iniciale H. D., 58 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Ndërkohë, drejtuesi i fadromës, shtetasi me iniciale S. B., 51 vjeç, është shoqëruar në Komisariat.




