Rama kërkon shkarkimin e nënkryetarëve të të gjithë bashkive: Janë të lodhur…

Jugulajm.net
1 Min Read

Pas drejtorëve të bashkive dhe kryetarëve të njësive administrative, kryeministri, Edi Rama, ka kërkuar edhe shkarkimin e nënkryetarëve të bashkive në të gjithë vendin.

Gjatë një takimi me kryebashkiakët në Durrës, kreu i qeverisë deklaroi se nënkryetarët janë të konsumuar dhe duhet një rifreskim i tyre, duke theksuar se ata nuk po performojnë siç duhet.

“Nënkryetarët i shoh të rraskapitur. Bëni mirë t’i shkarkoni të gjithë dhe të bëni një rifreskim të madh.

Nënkryetarët që merren me çështjet urbane dhe rurale duhet të jenë më energjikë. Departamentet e bujqësisë duhet të jenë shumë më të artikuluara,” u shpreh Rama.

Kryeministri shtoi më tej se është e rëndësishme që bashkitë të kenë struktura drejtuese më dinamike dhe të përkushtuara për të realizuar projektet e qeverisë.

Deklaratat e Ramës vjen pak orë pasi ai vendosi ultimatum deri ditën e hënë që të shkarkohen drejtuesit e të gjithë Njësive Administrative në vend.

Share This Article