Një valë shkarkimesh ka përfshirë Drejtorinë Vendore të Policisë në Shkodër, pas skandalit me ndërtimet pa leje në zonën turistike të Thethit.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka bërë publike vendimin për shkarkimin e drejtorit të policisë vendore, si dhe të një pjese të strukturës drejtuese.
Është shkarkuar nga detyra Fatmir Lleshi, drejtor i policisë Shkodër dhe shefi i komisariatit, Nik Nikolla.
Nderkohe qe Shefi i Stacionit të Thethit është pezulluar nga detyra.
Ndërkohë, janë paralajmëruar edhe masa të tjera disiplinore e administrative ndaj punonjësve të tjerë të përfshirë ose që kanë neglizhuar detyrën.
Policia e Shtetit ka theksuar se nuk do të tolerohet asnjë shkelje ligji, veçanërisht në zona të ndjeshme si parqet kombëtare.




