Trupi i pajetë i të moshuarit gjendet në ujërat e…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një trup i pajetë i një të moshuari është gjetur mëngjesin e kesaj së diele në ujërat e liqenit të Pogradecit. Policia kufitare ka bërë të mundur nxjerrjen e trupit në breg dhe po vijon punën për identifikimin e viktimës.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një shtetas të moshuar, por identiteti i tij nuk është përcaktuar ende.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, si dhe për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Share This Article