Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 19:30 në rrugën “Dritan Hoxha”, pranë “Semaforit të Laprakës” në Tiranë, ku janë përfshirë 6 automjete. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri në automjetin e policisë, shtetasit E. Gj dhe E. J, si dhe drejtuesi i një automjeti taksi, shtetasi A. M.
Të tre personat e lënduar janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:30, në rrugën “Dritan Hoxha” në vendin e quajtur “Semafori i Laprakës”, janë përfshirë në përplasje 6 automjete.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri në automjetin e policisë shtetasit E. Gj dhe E. J si dhe drejtuesi i automjetit taksi shtetasi A. M, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.




