Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fushë Krujë-Krujë, ku një makinë është përplasur me një furgon fasonerie, si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.

Nga informacionet e marra deri tani , një nga të plagosurit është nisur drejt spitalit të Traumës.

Të plagosur janê Nezir Neziri, shofer i furgonit, dhe Gëzim Hoxha, shofer i “Audit”.

Ndërkohë drejt Traumës është transportuar Neziri.

Fatmirësisht në momentin e përplasjes furgoni ka qenë pa punëtorë.

Dyshohet se shkak është bërë shpejtësia tej normave e “Audi”, dhe ndërprerja e rrugës në mënyrë të gabuar nga ana e furgonit.