EMRAT/ Të shtëna me armë, plagoset 22-vjeçari, në kërkim autori

Jugulajm.net
1 Min Read

Një përplasje me armë zjarri është regjistruar pak pas mesnate në Kavajë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 22-vjeçar.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e rreth-rrotullimit të Golemit, pas një konflikti të mëparshëm mes dy personave të përfshirë. Këta dy persona janë takuar në vendin e ngjarjes dhe pas një debati të ashpër, situata ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit.

I plagosur ka mbetur shtetasi Luiz Sheqi, 22 vjeç, i cili është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Mësohet se gjendja e tij është e stabilizuar, por vijon të monitorohet nga personeli shëndetësor.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të plagosjes si Shpëtim Dedja, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht ndodhet në arrati. Forcat e rendit po vijojnë punën për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Share This Article