Varësia ndaj telefonit është kthyer tashmë në një fenomen, i cili është shumë i vështirë për të gjithë ata që janë mësuar të qëndrojnë për orë të tëra ngjitur me telefonin.
Por duhet të dini se të përdorni telefonin pak para se të flini është diçka që mund të prekë shëndetin tuaj.
Mund t’ju lëndojë sytë.
Qëndrimi me orë të tëra në telefon mund të çojë në lodhje të syve, e njohur edhe si sytë e lodhur. Për të mbrojtur sytë, provoni të ulni ndriçimin e ekranit dhe shmangni përdorimin e telefonit për një kohë të gjatë.
Mund t’ju shqetësojë gjumin.
Ky zakon nuk është aq i padëmshëm sa mund të duket, dhe përdorimi i telefonit afër kohës së gjumit mund t’ju pengojë të bëni një gjumë të mirë. Drita blu nga smartphone juaj jo vetëm që ndikon në shikimin tuaj, por gjithashtu mund të shqetësojë ciklin tuaj gjumë-zgjim, gjë që mund të shkaktojë më shumë komplikime shëndetësore.
Mund të çojë në dhimbje në qafë.
Nëse jeni njohur me ndjesinë e bezdisshme të dhimbjes së qafës, atëherë përdorimi i telefonit në shtrat mund ta përkeqësojë gjendjen ekzistuese. Kur e përkulni kokën përpara për të parë ekranin, në disa vende ndieni një tendosje në muskujt e qafës, duke shkaktuar dhimbje. Nëse nuk mund ta imagjinoni të shkoni në shtrat pa kontrolluar telefonin, provoni ta mbani atë në nivelin e syve për të shmangur tendosjen e muskujve.
Mund të çojë në plakjen e shpejtë të lëkurës.
Ju mund të shpenzoni shumë para për kujdesin e lëkurës, por diçka aq e thjeshtë sa përdorimi i telefonit në shtrat mund të sabotojë të gjitha përpjekjet tuaja. Kur shikoni nga poshtë telefonin tuaj, kjo ju bën të krijoni rrudha në qafë, të cilat nga ana tjetër mund t’ju bëjnë të dukeni të plakur para kohe.