Duke filluar nga viti 2025 qytetarët shqiptarë, britanik dhe amerikanë që udhëtojnë në Evropë do të duhet të aplikojnë për autorizim përmes Sistemit Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS).
Sipas këtij sistemi, qytetarët e vendeve joanëtare të BE-së, përfshi këtu edhe ata të Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara, Australisë dhe Kanadasë, do të duhet të plotësojnë, me një kosto saktësisht 7 euro, një formular për të kërkuar përjashtimin nga viza përpara se të hyjnë në Bashkimin Evropian.
Këtu nuk bën pjesë vetëm Qipro dhe Irlanda që janë jashtë sistemit, por edhe Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra, të cilat nuk janë pjesë e BE-së, por ato janë në Shengen: pra në total 29 vende.
Autorizimi ETIAS nuk është një vizë e plotë, por shërben si një proces kontrolli paraprak që siguron që udhëtarët të mos paraqesin rreziqe sigurie.
Është një mënyrë me kosto efektive dhe efikase për të lehtësuar udhëtimin duke ruajtur standardet e sigurisë.
Për të marrë një ETIAS, ju keni mundësinë të plotësoni formularin e aplikimit në faqen zyrtare të internetit të ETIAS ose të përdorni aplikacionin celular.
Autorizimi do të zgjasë tre vjet ose deri në skadimin e pasaportës suaj, cilado qoftë e para.
Udhëtarët nën moshën 18 vjeç ose mbi 70 vjeç do të përjashtohen nga pagesa e taksës.