Murtaja godet bagëtitë e imta në Libohovë, 256 krerë të karantinuar
Në zonën e Libohovës është shënuar shpërthim i sëmundjes së murtajës tek bagëtitë e imta. Sipas burimeve zyrtare nga autoritetet veterinare, janë identifikuar rastet e para të sëmundjes, ndërsa 256 krerë qe i perkasin shtetasit A.H banor i Libohoves, janë vendosur menjëherë në karantinë për të parandaluar përhapjen më tej të infeksionit.
Specialistët e shërbimit veterinar janë në terren dhe kanë nisur zbatimin e protokolleve të emergjencës, përfshirë dezinfektimin e zonës dhe mbikëqyrjen e rreptë të tufave të tjera në afërsi.
sipas pergjegjeses se Sektorit Veterinar ne Qarkun e Gjirokastres Flora Zharkalli, blegtorët janë këshilluar të kufizojnë lëvizjen e bagëtive dhe të njoftojnë menjëherë për çdo rast të dyshuar.
Murtaja e bagëtive konsiderohet një sëmundje e rrezikshme dhe shumë ngjitëse, që mund të shkaktojë humbje të mëdha ekonomike në sektorin blegtoral. Autoritetet bëjnë thirrje për bashkëpunim dhe zbatim të udhëzimeve deri në normalizimin e situatës.



