Pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta në Ultësirën Perëndimore, por kthjellime dhe vranësira të shpeshta të ketë në zonat malore, duke rrezikuar reshje të izoluara dëbore në ekstremin verior të vendit.
Orët vijuese mbeten në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët, por i ftohtë të jetë dominant.
Temperaturat e ajrit do të RRITEN lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -7°C deri në 12°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior-verilindor, për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgë 2 ballë.