Një turist gjerman u dëmtua nga helikat e një skafi në plazhin e Gjipesë ditën e djeshme.
Një ditë më pas, policia ka arrestuar drejtuesin e gomones, 27-vjeçarin Krenar Velaj.
Sipas policisë, Velaj po lundronte jashtë zonës së sigurisë dhe në një distancë të konsiderueshme nga tapat që kufizojnë zonën e notimit.
Ndërsa turisti gjerman po bënte zhytje në afërsi të skafit.
Turisti u dërgua me helikopter në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.




