Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Çiflig, në qarkun e Korçës.
Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë dhe përfshin përplasjen mes dy automjeteve.
Sipas burimeve paraprake, një person është lënduar dhe po transportohet drejt Spitalit Rajonal të Korçës.
Fatmirësisht, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Përplasja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në të dy automjetet e përfshira. Shkaku i aksidentit nuk është ende i konfirmuar, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e sakta të ngjarjes.




