EMRI/ Emërohet Drejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës

Jugulajm.net
1 Min Read

Drejtori i ri i Përgjithshëm i Gardës së Republikës është emëruar ditën e sotme pas dorëheqjes së Ermal Onuzit, pak ditë më parë.

Kështu me urdhër të Ministrit të Brendshëm është emëruar Simon Zereci, me gradën Drejtues i Lartë dhe që mbante funksionin e Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës.

Simon Zereci që prej vitit 2013 ka mbajtur funksionin e rëndësishëm të Komandantit të Njësisë Speciale në Gardën e Republikës.

Share This Article