Java e Italisë në Gjirokastër ka kaluar me shfaqjen e dy veprave artistike për publikun vendas.
Në sallën e Teatrit “Zihni Sako” u shfaq pjesa teatrale italo-shqiptare “Duaje babanë” shkruar dhe vënë në skenë nga dy regjizorë italianë David Marzi dhe Tereza Cecere. Në këtë dramë për herë të parë janë ngjitur në skenë pesë aktorë dy italianë dhe tre shqiptarë përkatësisht Serena Osma, Aleksandër Kondi dhe Lejda Çeli aktorë vendas, si dhe aktoret italiane Ginevra Ciuni dhe Maria Barnaba.
Përgjatë një ore publiku vendas ka përjetuar emocione të forta nën interpretimin brilant të aktorëve shqiptarë e italianë që komunikonin secili në gjuhën e vet. Publiku vendas ka duatrokitur lojën aktoriale të debutuesve në skenë ndërkohë që nuk kanë munguar edhe vlerësimet nga ana e përfaqësuesve italianë në Shqipëri sikurse konsulli i pergjithshem italian ne Vlore, Achile Provenzano
Ndërsa regjizori Milto Kutali shprehet se me shfaqjen e sotme, sillet një model i ri bashkëpunimi mes zonës Puljas dhe Bashkisë së Gjirokastrës në zhanrin e këtij arti.
Ndërkaq që mbrëmjen e djeshme në kinemanë e qytetit po në kuadër të Javës Italiane, është shfaqur filmi “MIA” kushtuar tërësisht veprës dhe aktiviteteve artistike të një prej këngëtareve më të shquara të muzikës moderne italiane Mia Martini.