FOTO/ Kryen marrëdhënie seksi para martese, 2 të rinjtë rrihen me kamzhik para të gjithëve

Jugulajm.net
1 Min Read

Një çift në Indonezi u rrahën publikisht me kamzhik nga 100 herë secili, pasi u shpallën fajtorë për marrëdhënie seksuale jashtë martese nga një gjykatë që vepron sipas ligjit të rreptë islamik.

Burri dhe gruaja qëndruan para një turme në provincën konservatore Aceh të vendit të mërkurën, ndërsa morën ndëshkimin e tyre brutal.

Marrëdhëniet seksuale midis një çifti të pamartuar janë të paligjshme në Aceh, e cila është e vetmja zonë që praktikon ligjin e Sharias në Indonezi dhe i vetmi rajon ku ndodhin rrahjet me kamzhik.

Imazhet tronditëse tregojnë çiftin duke bërtitur dhe qarë nga dhimbja, ndërsa një anëtar i maskuar i policisë së Sharias i godet me kamzhik. Indonezia ndaloi seksin jashtë martesës në kodin e saj të fundit penal në vitin 2022, por ky ligj nuk do të hyjë në fuqi deri vitin eardhshëm.

Share This Article