Drejtoresha e azilit kallëzon largimin e 67-vjeçarit, policia në kërkim të tij

Jugulajm.net
1 Min Read

Një person 67 vjeç është larguar nga azili i pleqve në Fier. Ai nuk dihet ku është, ndërkohë që drejtuesit e azilit kanë kërkuar ndihmën e policisë.

“Në Komisariatin e Policisë Fier është paraqitur shtetasja D. Gj., 41 vjeçe, me detyrë drejtoreshë e Shtëpisë së të Moshuarve Fier, e cila ka kallëzuar se ditën e djeshme, rreth mesditës, është larguar nga ambientet e këtij institucioni, shtetasi K. B., 67 vjeç”, njoftoi policia e Fierit.

Vijon puna për gjetjen e tij.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur