E pazakontë sot në Kamëz. ku nje i moshuar është rikthyer në bankat e shkollës dhe ka hyrë për të dhënë provimin e maturës.
Kjo ishte një nga ëndrrat e 74-vjeçarit Skënder Cenaemri, emri i të cilit u thirr nga organizatorët e provimeve të detyruara në shkollën e mesme mes qindra maturantëve të tjerë, që iu nënshtruan këtë të hënë provimit të gjuhës së huaj, anglisht.
I lindur më 8 nëntor 1951, Skënderi tregoi se ëndrrat mund të realizohen.
Në vitin 2016, ai përfundoi mësimet në ciklin “part-time” të Shkollës së Mesme Profesionale Kamëz, duke kaluar të gjitha provimet.




