Një aksident i frikshëm është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lin-Pogradec.
Nga informacionet paraprake, bëhet me dije se një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen, duke kaluar në korsinë e biçikletave.
Aktualisht nuk raportohet për të dëmtuar, vetëm për dëme materiale, ndërsa drejtuesi i mjetit është transportuar në spital për kontrolle.
Ndërsa si shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë lagështia në rrugë dhe humbja e kontrollit të mjetit. Ndërkohë në vendngjajre ndodhet grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.




