Kryeinspektorja e Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, bashkia Finiq, është vënë nën hetim për shpërdorim detyre.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen S. S., me detyrë kryeinspektore e Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, bashkia Finiq, pasi kanë bërë kallëzim shtetasit Th. E., Dh. E. dhe L. E.
Hetimet nisën nën dyshimin se kjo shtetase ka shpërdoruar detyrën, duke mos ekzekutuar vendimin për prishjen e një objekti.