LAJM I FUNDIT/ Lëshohen nga SPAK 15 urdhër arreste dhe 21 urdhër ndalimi, ja detajet e para…

Jugulajm.net
1 Min Read

SPAK ka goditur një skemë kontrabande cigaresh, ku të përfshirë janë zyrtarë doganorë, biznesmenë dhe shtetas të huaj.

Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se janë lëshuar 15 urdhër-arreste, një pjesë e të cilëve tashmë janë ekzekutuar nga strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese.

Po ashtu, janë firmosur 21 urdhra ndalimi për dalje jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, të cilat kanë si qëllim frenimin e arratisjes së personave nën hetim.

Share This Article