Një operacion i koduar “Medicine”, i zhvilluar pas disa muajsh hetimesh nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka çuar në arrestimin e katër administratorëve të farmacive që tregtonin ilaçe të kontrabanduara.
Të arrestuarit janë:
Shezai Yzeiri, 65 vjeç
Anxhela Xhemali, 59 vjeçe
Pleçe Byzyka, 36 vjeçe
Tereza Plaka, 35 vjeçe
Ndërkohë, është proceduar në gjendje të lirë T. A., 53 vjeçe.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në farmacitë që administroheshin prej tyre dhe në banesat përkatëse, policia sekuestroi ilaçe të dyshuara si të kontrabanduara, të cilat nuk mbanin pullën fiskale të Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore. Vlera e tyre përllogaritet në rreth 800 000 lekë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.
Hetimet vijojnë për të zbardhur tërësisht rrjetin e mundshëm të kontrabandës në sektorin farmaceutik.




