Ka ndërruar jetë 14-vjeçari, i cili pak ditë më parë u përfshi në një aksident teksa ishte në makinë me shokët e tij në Sarandë.
Arjol Dervishaj po merrte mjekim në Tiranë pasi mori plagë të rënda në aksidentin e ndodhur në Bajkaj, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e 21 nëntorit, teksa Dervishaj dhe dy shokë të tij adoelshentë, kanë qenë duke udhëtuar me një makinë tip “Mercedez benz”.
Në një moment ata kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në një përrua. 14-vjeçari u plagos më rëndë se shokët e tij dhe përfundoi në intubim.