Aktivisti Alben Kola ka deklaruar se do ta rrëzojnë Edi Ramën dhe do ta shpallin atë non grata me ndihmën e diasporës.
Nga protesta e 63-të kundër Ramës, Kola u shpreh se mërgata sipas tij nuk do ta lërë vendin në dorën e Ramës.
“Mërgata sot është e pranishme, kemi nga Gjermania, Italia, Franca, Belgjika, Zvicra. Nëse shqiptarët nuk zgjohen mërgata nuk do ta lërë vendin në dorën e tradharëve Edi Rama, Ferit Hoxha dhe Bajram Begaj.
Do t’ju tregojmë se mund të manipuloni një pjesë të shqiptarëve brenda atdheut, por jo ata jashtë.
Shqiptarët do të binden se do ta rrëzojmë Ramën nga karrigia dhe do ta shpallim non grata së bashku me Bajram Begajn dhe Ferit Hoxhën”, – u shpreh ai.




