Ka vite që për ditëlindje nuk e urojnë më “u bëfsh 100 vjeç”. Sulltana Zogu nga fshati Luz i Fushë Krujës ka më tepër se 1 shekull jetë.
Ka lindur në vitin 1918 dhe është nënë e 10 fëmijëve. Djemtë e 106-vjeçares thonë se nëna e tyre ka punuar deri vonë. Ndër cilësitë e saj veçojnë mikpritjen.
Përveç djemve dhe vajzave të saj, Sulltana ka ushqyer me gji dhe ka rritur edhe fëmijë të tjerë të mbetur pa prindër.
Gjatë jetës, Sulltana nuk ka pasur probleme shëndetësore. Kujtesën e ka të fortë, shikimin të mirë ndërsa muajt e fundit e shqetëson mungesa e dëgjimit.
Për të moshuarën sot kujdeset një nga djemtë dhe bashkëshortja e tij, për të cilët fëmijët e tjerë shprehin mirënjohje.
Vlerësime ka dhe vetë Sulltana. 106-vjeçare ka të paktën 50 nipër dhe mbesa.
Është bërë stërgjyshe dhe katragjyshe. Sulltana Zogu nga Fushë Kruja është një ndër njerëzit më jetëgjatë në Shqipëri.