Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pas një aksidenti automobilistik në aksin rrugor “Fier-Vlorë”. Aksidenti ka nodhur në afërsi të Novoselës, dhe sipas informacioneve paraprake, makina është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë, të tipit skrep.
Forca të shumta të policisë dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë kryer transportin e të plagosurit drejt Spitalit të Vlorës. Identiteti i personave të përfshirë, si dhe shkaqet e aksidentit momentalisht nuk dihen.




