EMRI-FOTO/ Aksidenti, humb jetën shefi i Krimeve të Rënda

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Vlorë-Fier, ku një automjet është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën shefi i Krimeve të Rënda në Vlorë, Ermal Lula, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur. Ky i fundit është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Vlorë/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në autostradën ‘100 Vjetori’, në drejtimin Fier–Vlorë, automjeti tip ‘Toyota’, me drejtues shtetasin E. L., dyshohet se, për shkak të motit të keq dhe humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit, është përplasur me një mjet tip skrep, me drejtues shtetasin Th. P., 63 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i automjetit ‘Toyota’, shtetasi E. L., oficer policie në DVP Vlorë.

Ndërsa shtetasi Th. P. është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të saktë të aksidentit.

Share This Article