Procedohet 17-vjeçari nga Minguli, u përmbys me makinë te aksi “Ura e Lumit-Valare”, ishte pa patentë

Jugulajm.net
1 Min Read

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, banues në fshatin Mingul, pasi duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, në aksin rrugor “Ura e Lumit-Valare”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë 17-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article