Helmimi i fëmijëve në kopshtin publik/ Prindërit në protestë pas shpërthimit të salmonelës

Jugulajm.net
3 Min Read

Prindërit  e fëmijëve të kopshtit nr 1 të Gramshit kanë dalë në protestë për të ngritur zërin të alarmuar pasi fëmijët e tyre u helmuan nga salmonela për shkak të konsumimit të supës së pulës në këtë kopsht.

Ata kërkojnë që përgjegjësit që rrezikuan jetën e fëmijëve të tyre të vihen para ligjit.

“Fëmija im ka që të martën që është infektuar. Falë mjekes janë dhënë ilaçet. Ka rënë temperatura por dhimbjet e barkut vijonë. Pas përfundimit të mjekimit do të ribëhen analizat” thotë një prind.

“Fëmija im të hënën në drekë shfaqi temperaturë. Ka 8 ditë që vijon me dhimbje barku, diare.  Për desi. E mjekova fillimisht si virozë, por të enjten mësova se ishte me salmonelë. Kemi 8 ditë që jemi në gjendje ankthi dhe të trembur. Ne e cojmë fëmijën deri në orën 15:30 dhe kërkojnë siguri për ushqimin” tha mamaja e një fëmije.

“Fëmija im ka që të martën që është infektuar. Falë mjekes janë dhënë ilaçet. Ka rënë temperatura por dhimbjet e barkut vijonë.  Pas përfundimit të mjekimit do të ribëhen analizat. Nuk jam i sigurtë a do ta çoj fëmijën sërish atje”.

Prindërit thonë se shteti ka qenë inekzistent dhe ka heshtur përballë kësaj situate alarmante që vë në rrezik fëmijët e tyre.Madje janë përpjekur dhe ti intimidojnë.

‘S’kishim informacion. Ishte terr informativ. Unë isha rasti i parë. Dolën analizat. Shyqyr që nuk ishte fëmija tjetër, se  e kisha me linjë.. Më është ndaluar ta çoj në pavion e po e mjekoj në shtëpi”.

Një banor thotë se shërbimi i kateringut që ofrohet në këtë kopsht është nga një kompani jashtë qytetit.

Tenderi i është dhënë një kompanie jashtë qytetit tonë. Pse të dalë jashtë kjo bashki për këtë shërbim.

Një banor i kërkon prokurorisë të hetojë.

“Në vend që të bërtasim ne që na kanë helmuar fëmijët, këta përpiqen të na intimidojnë. Na keni helmuar fëmijët. I bëj thirrje prokurorisë së Gramshit të ndjekin këtë cështje të mos e lërë dhe ta cojë deri në fund këtë ngjarje. Ka ditë që po përpiqen të intimidojnë. Këtu duhej të kishte dalë gjithë Gramshi në protestë”.

Share This Article