EMRI/ Humb jetën 28-vjeçari, ishte në timon kur përfundoi me makinë në kanalin kullues

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrethrrotullimin e Kolonjës, në aksi Fier-Lushnje. Mësohët se aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit. Nga ngjarja ka humbur jetën i riu Serxhio Gogaj.

28-vjeçari ka humbur kontrollin e makinës tip ‘Volkswagen’ dhe përfundoi në kanalin kullues.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të mjetit për shkak të përgjumjes dhe më pas nga shpejtësia e lartë ka thyer barrierën e hekurt.

Ekspertiza mjeko-ligjore do të përcaktojë shkaqet e vdekjes, nëse i riu është mbytur në ujë apo ndërroi jetë nga përplasja në aksident.

Share This Article