VIDEO/”VjosaArt” në Përmet, festivali që mblodhi nga të katër anët e botës talentet e artit shqiptar

Jugulajm.net
2 Min Read

Vjosa-Art ka qenë festivali tre ditor që është organizuar në Përmet duke shënuar eventin e parë kulturor në këtë qytet.

Në të tri mbrëmjet e këtij festivali ndërkombëtar janë sjellë zëra e tinguj të veçantë nga të katër anët e botës duke i shndërruar mbrëmjet e Përmetit në epiqendra të artit dhe emocioneve të veçanta! Muzikë nga skena ndërkombëtare dhe shqiptare u takuan në të tri mbrëmjet në qytetin e Përmetit. Në këto netë u përjetuam interpretime të veçanta nga pianistët Koço Tashko nipi i Tefta Tashko Koços, Adelajd Zhuri, zërin e mrekullueshëm të Suela Meros këngëtares përmetare që ushtron aktivitetin e saj artistik në Kanada, energjinë e këngëtarit Klajdi Musabelliu e shumë të tjerë duke pasuar me after party me Dj Ave.

Dy prej artistëve që performuan në skenën e VjosaArt këngëtarja Suela Mero dhe pjanisti Adelajd Zhuri, kanë përjetuar emocione të veçanta në këto ditë të Vjosa-Fest në Përmet duke premtuar rikthim në edicionet e tjera pasuese.

Ndërkaq drejtoresha artistike e ketij festivali Alma Strazimiri, ka bërë të ditur se ky festival tashmë po fiton mjaft popullaritet tek banorët e Përmetit aq shumë saqë kanë sfiduar edhe kushtet atmosferike në këto ditë duke dalë dhe u shndërruar jo vetëm në spektatorë, por dhe pjesmarrës në të.

Vjosa-Art është festivali i parë i këtij lloji që organizohet për herë të parë këtë vit në qytetin e Përmetit. Ky festival ka për organizator gazetarin Bledi Manen djalin e këtij qyteti dhe Bashkinë e Përmetit.

Share This Article