Rruga për në shtëpi pas festës me familjarët, u kthye në tragjedi. Tre shqiptarë kanë ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të diele në Koblenz të Gjermanisë, pasi minibusi me të cilin po udhëtonin doli nga rruga dhe u rrokullis disa herë.
Mësohet se gjashtë pasagjerët e tjerë kanë mbetur të plagosur. Paraprakisht, dyshohet se viktimat janë një burrë rreth 53 vjeç dhe dy gra të moshës 47 dhe 65 vjeç. Teksa pritet zbardhja e plotë e aksidentit, dyshohet se shoferi 22 vjeçar i automjetit ka qenë nën efektin e alkoolit.
Këto janë detaje që raportohen nga media gjermane blue News.




